Shembet tuneli, 40 punëtorë të bllokuar prej së dielës

Shembet tuneli, 40 punëtorë të bllokuar prej së dielës

10:58, 13/11/2023
A+ Aa A-

Të paktën 40 punëtorë mbetën të bllokuar në një tunel në shtetin indian të Uttarakhand, pas shembjes së gurëve në zonën ku ata ishin duke punuar.

Autoritetet janë në luftë me kohën për të shpëtuar punëtorët e bllokuar nga mëngjesi i së dielës, dhe raportojnë se kanë venë kontakte me ta si dhe është mundësuar futja e ushqimeve dhe oksigjenit në galerinë e bllokuar.

Operacioni i kërkim-shpëtimit megjithatë konsiderohet shumë i vështirë pas ekipeve do t’u duhet të gërmojnë sasi të mëdha dheu për të bërë të mundur nisjen e evakuimit të punëtorëve.

Tuneli i Silkyara në Uttarkashi është pjesë e një projekti ambicioz të qeverisë indiane për të mundësuar lidhjen për të vizituar zonat e fashme të pelegrinazhit në këtë shtet.

Shtetit malor ku ndodhen disa nga pikat më të bukura turistike të Himalajeve, strehon dhe disa nga vendet më të shenjta të besimit Hindu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco