'Vrasja e trefishtë' e Hollivudit, tronditet Kalifornia

'Vrasja e trefishtë' e Hollivudit, tronditet Kalifornia

13:24, 10/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Kalifornisë ka arrestuar djalin e një agjenti të famshëm në Hollivud, pasi kraharori i prerë i një gruaje është gjetur në koshin e plehrave pranë banesës së tij.

Samuel Haskell Jr., 35 vjeç, u vu në pranga pasi dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Mei Haskell, e cila është zhdukur, dhe hetuesit dyshojnë se kraharori i gjetur i përket asaj.

Gjithashtu, edhe prindërit e gruas, të cilët jetonin në një vilë 2,5 milionë dollarëshe me çiftin dhe 3 fëmijët e tyre, janë zhdukur. Policia është vënë në kërkim të babait Gaoshan Li, 72 vjeç, dhe nënës YanXiang Wang, 64 vjeç.

Babai i 35-vjeçarit të dyshuar për krimin e trefishtë ka qenë një agjent i famshëm në Hollivud, klientët e të cilit kanë qenë emra si Dolly Parton, George Clooney dhe Whoopy Goldberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco