REL/ Italia nis anije spitalore në Lindje të Mesme për t’iu ndihmuar palestinezëve

REL/ Italia nis anije spitalore në Lindje të Mesme për t’iu ndihmuar palestinezëve

13:57, 09/11/2023
A+ Aa A-

Italia e ka nisur një anije spitalore në Lindje të Mesme për t’iu ndihmuar palestinezëve, e cila pritet të arrijë në destinacion “brenda disa ditësh”, ka thënë Ministria italiane e Mbrojtjes, të enjten.

Në anijen “Vulcano”, e cila është e pajisur me dhoma operimi, janë edhe 30 pjesëtarë të stafit mjekësor.

Ajo fillimisht do të niset drejt Qipros, ka thënë ministria, por nuk ka treguar sa afër Gazës do të jetë.

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ka thënë se pas disa ditësh do t’i nisin përgatitjet edhe për një spital fushor ushtarak, duke e konkretizuar “ndihmën tonë humanitare për Rripin e Gazës”.

Ai ka thënë për mediat italiane se beson që “një iniciativë e tillë do të mirëpritet nga Izraeli, po aq sa prej palestinezëve”.

“Askush nuk do të mund të thotë asgjë për një akt humanitar”.

Ministria ka thënë se është e gatshme të dërgojë më shumë staf mjekësor kur të funksionalizohen spitalet, përfshirë dy anesteziologë, dy kirurgë dhe tetë infermierë.

Rripi i Gazës është duke u bombarduar prej ushtrisë izraelite qysh prej sulmeve të Hamasit në tokën e tij, më 7 tetor.

Militantët e Hamasit e kanë sulmuar jugun e Izraelit, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i marrë mbi 240 pengje.

Duke u zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli është hakmarrë me bombardime të vazhdueshme dhe ofensivë tokësore, të cilat, sipas autoriteteve palestinezëve, i kanë vrarë mbi 10.500 njerëz, shumica prej tyre fëmijë./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco