Paralajmërimi i shkencëtarëve të BE-së: Ky vit do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vite

Paralajmërimi i shkencëtarëve të BE-së: Ky vit do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vite

11:36, 08/11/2023
A+ Aa A-

Nxehtësia është rezultat i emetimeve të vazhdueshme të gazeve serrë nga aktiviteti njerëzor, i kombinuar me shfaqjen këtë vit të modelit të motit El Nino, i cili ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor.

Të dhënat  nga ekspertët tregojnë  se muaji i kaluar ishte më i nxehtë në botë në atë periudhë. Ndërsa shkencëtarët e Bashkimit Evropian deklaruan së fundmi se ky vit do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vjet. 

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së Corpenicus (C3S) deklaron se muaji i kaluar theu rekordin e temperaturës së mëparshme të tetorit, nga viti 2019, me një diferencë masive, shkruajnë mediat e huaja.

“Rekordi u thye me 0.4 gradë Celsius, që është një diferencë e madhe", tha zëvendësdrejtoresha e C3S, Samantha Burgess. 

Nxehtësia është rezultat i emetimeve të vazhdueshme të gazeve serrë nga aktiviteti njerëzor, i kombinuar me shfaqjen këtë vit të modelit të motit El Nino, i cili ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor.

Në nivel global, temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe në tetor ishte 1.7 gradë Celsius më e ngrohtë se i njëjti muaj në 1850-1900, të cilën Koperniku e përcakton si periudhën para-industriale. Të dhënat e Copernicus datojnë në vitin 1940.

“Kur kombinojmë të dhënat tona me IPCC, atëherë mund të themi se ky është viti më i ngrohtë në 125,000 vitet e fundit,” tha Burgess.

E vetmja herë tjetër para tetorit që një muaj ka thyer rekordin e temperaturës me një diferencë kaq të madhe ishte në shtator 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco