Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

Vritet prodhuesi kryesor i armëve për Hamasin, shënjestrohen tunelet

Vritet prodhuesi kryesor i armëve për Hamasin, shënjestrohen tunelet

11:29, 08/11/2023
A+ Aa A-

Shumë trupa  të pajetë u vendosën në hyrje të spitalit “Al Shifa” në qytetin e Gazës , ndërsa bombardimet e Izraelit ndaj enklavës palestineze vazhduan edhe këtë të mërkurë. Sulmet në Rripin e Gazës vranë prodhuesin kryesor të armëve për militantët e Hamasit  dhe disa luftëtarë. Mohsen Abu Zina, i cili ishte kreu i departamentit të inteligjencës dhe armëve u vra nga ushtarët izraelitë.

Ushtria izraelite shënjestroi gjithahstu edhe rrjetin e gjerë të tuneleve  të militantëve të Hamasit. Autoritetet e Tel Avivit bëjnë me dije se trupat kanë avancuar në zemër të qytetit, ndërsa Hamasi pretendon se luftëtarët e tij i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë izraelite.

Mediat palestineze shkruajnë se ka patur përleshje midis militantëve dhe forcave izraelite edhe pranë kampit të refugjatëve Al-Shati në qytetin e Gazës. Ndërkohë , sistemi shëndetësor në  Gaza është afër kolapsit. Ka 350,000 pacientë me sëmundje kronike në Gaza, duke përfshirë kancerin dhe diabetin, si dhe 50,000 gra shtatzëna që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

“Po përjetojmë një katastrofë të kujdesit shëndetësor, të gjitha furnizimet mjekësore kanë mbaruar, të gjitha ilaçet për pacientët me kancer kanë mbaruar.”

Në  këtë spital u lëshua një urdhër evakuimi për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite që pritet të vërë më shumë në rrezik qindra banorë të Gazës që po strehohen në ambientet e këtij spitali.

Por operacionet ushtarake të ushtrisë izraelite po shqetësojnë të afërmit e pengjeve. Ata kanë shprehur frikën se operacionet ushtarake mund të rrezikojnë më tej pengjet , të cilët besohet se mbahen në tunele.

Në një takim në Tokio, ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s thanë se e konsiderojnë urgjentisht të nevojshme zgjerimin e ndihmave humanitare për popullsinë civile në Rripin e Gazës ndrësa  bënë thirrje për një pauzë humanitare .

Izraeli  nuk bie dakord  për  një armëpushim derisa pengjet të lirohen. ndërsa  militantët e Hamasit deklarojnë  se nuk do të ndalojë së luftuari nëse nuk do të ndalen luftimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco