Situata në Gazë/ Ministrat e Jashtëm të G7: I papranueshëm largimi i palestinezëve nga toka e tyre, kërcënon paqen

Situata në Gazë/ Ministrat e Jashtëm të G7: I papranueshëm largimi i palestinezëve nga toka e tyre, kërcënon paqen

10:43, 08/11/2023
A+ Aa A-

Ministrat e Jashtëm nga SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia dhe Italia thanë se mbështesin pauzat humanitare për të lehtësuar ndihmën e nevojshme urgjente, lëvizjen civile dhe lirimin e pengjeve. 

TOKIO- Udhëheqësit e G7 janë takuar në Tokio për takime të cilat janë dominuar nga diskutimet për lufta Izrael-Hamas.

Ministrat e Jashtëm, përfshirë Antony Blinken të SHBA-së, sapo kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë dënuar Hamasin, kanë mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe kanë bërë thirrje për pauza humanitare.

Në deklaratë, kombet kërkuan të balancojnë kritikat ndaj sulmeve të Hamasit kundër Izraelit dhe një shtytje për veprim urgjent për të ndihmuar civilët në enklavën e rrethuar palestineze, shkruan Sky News.

Ministrat e Jashtëm nga SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia dhe Italia thanë se mbështesin pauzat humanitare për të lehtësuar ndihmën e nevojshme urgjente, lëvizjen civile dhe lirimin e pengjeve. 

Nevoja për pauza humanitare dhe jo për një armëpushim të përgjithshëm ka qenë subjekt i një debati të ashpër ditët e fundit, me shumë vende perëndimore që sugjerojnë se kjo e fundit mund të minojë dhe pengojë Izraelin dhe të drejtën e tij për të mbrojtur veten.

Ndërsa pjesa më e madhe e deklaratës lexohet ashtu siç pritej, ndoshta më interesante është vendimi për të vënë në dukje rritja e dhunës së kolonëve ekstremistë të kryer kundër palestinezëve.

Ka pasur raporte të përhapura për palestinezët që ikin nga toka e tyre në Bregun Perëndimor nën kërcënimin e dhunës nga kolonët izraelitë.

Ministrat e cilësuan këtë të papranueshme dhe thanë se minon sigurinë në Bregun Perëndimor dhe kërcënon perspektivat për një paqe të qëndrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco