A është Wagneri rus përgjegjës për valën e antisemitizmit në Francë?

A është Wagneri rus përgjegjës për valën e antisemitizmit në Francë?

10:12, 08/11/2023
A+ Aa A-

Prokurorët në Francë po hetojnë përfshirjen e mundshme të Rusisë të më shumë se 200 grafite të Yllit të Davidit në ndërtesa në të gjithë vendin, gjë që çoi në një rritje të akteve antisemitike, raporton Jerusalem Post.

Shfaqja e Yjeve të Davidit në disa ndërtesa javën e kaluar ngriti shqetësime në Francë, ku tensionet janë rritur pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

Franca është shtëpia e një prej popullsive më të mëdha myslimane dhe hebreje në Evropë.

Prokurorët francezë thanë dje se po hetojnë nëse një person që nuk jeton në Francë, mund të jetë përgjegjës për mbishkrimet.

Policia ka arrestuar një burrë dhe një grua të lindur në Moldavi, të cilët u kapën në fund të muajit të kaluar duke vizatuar një Yll të Davidit në një ndërtesë në Paris.

Prokurorët thanë se zbuluan një bisedë në gjuhën ruse në telefonin e çiftit, në të cilën ata u udhëzuan të vizatojnë yllin në këmbim të pagesës.

Një kontroll telefonik i ndihmoi hetuesit të lidhnin çiftin me dy persona të tjerë, të cilët gjithashtu u kapën duke vizatuar Yjet e Davidit në Paris, dhe duket se kanë qenë në kontakt me të njëjtin person jashtë vendit, thanë prokurorët.

Çifti në fjalë, i cili është larguar nga vendi një ditë pas hetimeve, është shoqëruar nga një person tjetër që ka bërë fotografitë, shtuan prokurorët.

Në të njëjtën kohë, rrjeti i boteve që prokurorët besojnë se kontrollohet nga grupi mercenar rus Wagner, promovoi foto të vizatimeve të Yllit të Davidit në mediat sociale, tha një zyrtar francez, raporton Jerusalem Post.

Një zëdhënës i ambasadës ruse në Paris nuk pranoi të komentojë nëse pjesëtarët e Wagner ishin të lidhur me vizatimin e Yjeve të Davidit në Francë.

Autoritetet franceze regjistruan 1,100 akte antisemite muajin e kaluar dhe arrestuan 502 persona, sipas ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin.



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco