Iu ça goma në autostradë, ministres i vendosin pistoletën te koka

Iu ça goma në autostradë, ministres i vendosin pistoletën te koka

09:33, 08/11/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Transporteve në Afrikën e Jugut ka rrëfyer së fundmi në një komision parlamentar momentet e vështira kur ajo u grabit nga persona të armatosur në një nga autostradat kryesore të vendit, pasi kishte ndaluar për të ndërruar një gomë e cila i ishte çarë më herët.

Me lot në sy, Sindisiwe Chikunga tregoi përpara kolegëve se sulmuesit ishin disa dhe zbritën nga një makinë, për t’i vendosur pistoletën në kokë, teksa në rrugë kishte shumë makina.

Ata rrëmbyen nga makina disa laptopë, një telefon dhe armët e truprojave të saj.

Afrika e Jugut është përballur prej kohësh me nivele të larta krimi, por është shumë e pazakontë që një ministër që udhëton me truproja të armatosur të grabitet.

Agresorët tentuan t'i merrnin edhe unazën që mbante në dorë ministres, por ajo u tha atyre se ajo ishte diçka shumë me vlerë për të që e kishte kujtim nga burri i ndjerë.

Menjëherë, pas kësaj ngjarje policia është ngritur në këmbë dhe është vënë në kërkim të autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco