Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e 14-vjeçarit palestinez që vrau një polic kufitar

Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e 14-vjeçarit palestinez që vrau një polic kufitar

09:06, 08/11/2023
A+ Aa A-

Mediat palestineze raportojnë se një numër i madh i ushtarëve izraelitë gjenden në kampin e refugjatëve Shuafat, në veri të Jerusalemit, ku po demolojnë shtëpinë e adoleshentit të akuzuar për sulmin vdekjeprurës të policit kufitar, shkruan The Times of Israel.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale, shfaqin një numër të madh të ushtarët që në mëngjes futen në këmbë në kampin dhe rrethojnë objektin, përkatësisht shtëpinë e Muhammad Zalbani. 

 

 

Fjala është për 14-vjeçarin i cili me thikë theri policin kufitar Asil Sawaed, 22-vjeç, derisa ai po kontrollonte autobusin në pikëkalimin Shuafat.

 

 

Palestinezët pretendojnë se forcat izraelite kanë rrethuar zonën, derisa po bëhen gati të demolojnë shtëpinë e papërdorur. E për këtë është deklaruar policia izraelite. Ata konfirmuan dërgimin e numrit të madh të policëve, pjesëtarëve të policisë kufitare dhe ushtarë që u futën në kampin e refugjatëve Shuafat në afërsi të Jerusalemit për ta bërë rrafsh me tokë shtëpinë e sulmuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco