Biden raportohet se i ka kërkuar Netanyahut tre ditë pauzë në luftën kundër Hamasit

Biden raportohet se i ka kërkuar Netanyahut tre ditë pauzë në luftën kundër Hamasit

23:10, 07/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar përmes telefonit kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu ta ndal luftën me Hamasin për një periudhë tre ditore.

I pari i shtetit amerikan beson se në këtë formë mund të sigurohet lirimi i disa pengjeve, raporton Axios të martën, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe izraelit.

Nën një propozim të diskutuar mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Katarit, Hamas do të lironte 10-15 pengje dhe do të përdorte pauzën për të verifikuar identitetet e të gjitha pengjeve dhe do të dorëzonte një listë me emrat e personave që ata mbajnë peng, raporton reuters.

Në një deklaratë të dhënë të hënën, Zyra e Bardhë njoftoi se Biden dhe Netanyahu diskutuan “mundësinë e pauzave taktike për të siguruar largimin e sigurt të civilëve nga zonat e luftimeve, të sigurohen ndihmat që po arrijnë te civilët që kanë nevojë dhe për të mundësuar lirimin e mundshëm të pengjeve”.

Theksojmë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kishte kërkuar një armëpushim humanitar Netanyahut, por ky i fundit kishte refuzuar një gjë të tillë pa u liruar pengjet.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të militantëve të Hamasit në territorin izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco