VIDEO/ Atentat ndaj presidentit palestinez

VIDEO/ Atentat ndaj presidentit palestinez

20:52, 07/11/2023
A+ Aa A-

Eskorta e presidentit palestinez, Mahmud Abbas, është përballur me një sulm të armatosur.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, sulmi u mor përsipër nga një grup i ri në hije i quajtur “Fëmijët e Abu Jandel”, anëtarët e të cilit thuhet se janë organizuar brenda institucionit të sigurisë palestineze në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu bëhet me dije se grupi që mori përsipër përgjegjësinë e sulmit, i kihte dhënë Abasit 24 orë afat për të ndërmarrë veprime kundër Izraelit.

Sipas raportimeve, një nga truprojat e presidentit të Autoritetit Palestinez u plagos gjatë të shtënave.

Kujtojmë se me mijëra persona kanë humbur jetën gjatë luftimeve të ditëve të fundit mes Izraelit dhe grupit palestinez, Hamas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco