Itali/ I riu qëndronte shtrirë në divanin mbi makinë, e pëson shoferi në Itali

Itali/ I riu qëndronte shtrirë në divanin mbi makinë, e pëson shoferi në Itali

09:30, 07/11/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i ‘Fiat Panda-s’, i cili kishte vendosur një divan mbi makinë ndërsa një person ishte shtrirë në të, është gjobitur. Videoja u bë virale të shtunën e kaluar në vetëm pak orë duke ngjallur reagime të shumta, teksa disa e shikonin si diçka qesharake ndërsa të tjerë shprehnin shqetësimin e sigurisë.

Ngjarja u shënuar në unazën e Catania-s. Agjentët e policisë arritën të identifikonin targën e makinës dhe drejtuesin 41 vjeçar. Ai ishte së bashku me një shok, të cilët pasi kanë marrë një divan tek një i njohur që ka dashur ta hedhë, e kanë vendosur sipër makinës për ta marrë në shtëpi.

Edhe pse u justifikua duke thënë se nuk e kishte kuptuar se po transportonte një të ri të shtrirë në divan, shoferi u gjobit me një shumë prej qindra eurosh dhe zbritje pikësh nga patenta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco