Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Sekretari amerikan Blinken takohet me kryeministrat e Libanit dhe Katarit

Sekretari amerikan Blinken takohet me kryeministrat e Libanit dhe Katarit

13:05, 04/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken po takohet me liderë dhe ministra nga e gjithë Lindja e Mesme sot, njofton BBC. 

Së pari në rendin e ditës ishte një diskutim me kryeministrin e përkohshëm të Libanit, Najib Mikati, i cili, sipas zyrës së tij, i theksoi Blinken rëndësinë për të punuar për një armëpushim në Gaza.

Image

​ Ai u fotografua gjithashtu duke përshëndetur edhe kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.

Image

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet sot në Jordani për diskutime me përfaqësuesit e kombeve arabe, të cilët pritet të bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Ka pasur shqetësime në rritje për numrin e madh të viktimave civile. Por,të premten thirrja e Blinken për pauza humanitare u kundërshtua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se nuk do të kishte ndërprerje në sulmet e tij në Gaza derisa të gjithë pengjet atje të liroheshin.

Blinken shpreh ngushëllimet për punonjësit e vrarë të OKB-së

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e punonjësve të ndihmës së OKB-së në Gaza, të cilët janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin.

Duke folur për gazetarët nga kryeqyteti jordanez Aman, Blinken vlerësoi "punën e jashtëzakonshme" të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRËA), të cilën ai e quajti "një litar shpëtimi në Gaza".

Agjencia po strehon rreth 700,000 njerëz në shkollat dhe objektet e tjera të mbipopulluara në Gaza dhe se 72 anëtarë nga personali i saj janë vrarë që nga 7 tetori.

Blinken shprehu admirim për guximin e punëtorëve të OKB-së, në komentet përpara një takimi me komisionerin e përgjithshëm të UNRËA, Phillipe Lazzarini dhe një videotelefonate me stafin e tij me bazë në Gaza.

Përmbledhje

Rreth 350,000-400,000 njerëz janë ende në veri të Gazës, tha i dërguari amerikan David Satterfield.

Izraeli po fokuson ofensivën e tij në këtë pjesë të enklavës dhe u ka kërkuar civilëve në zonë të lëvizin në jug

Ushtria izraelite po kryen gjithashtu sulme në jug dhe OKB-ja thotë se asnjë pjesë e Gazës nuk është e sigurt

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po takohet me udhëheqësit nga Libani, Katari dhe Jordania në Aman – pasi ai po nxit për pauza humanitare në luftime

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se nuk do të ketë armëpushim të përkohshëm me Hamasin në Gaza derisa të lirohen të gjithë pengjet izraelitë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 15 njerëz u vranë kur një ambulancë u godit jashtë spitalit më të madh të qytetit të Gazës.  Izraeli nga ana e vet tha se goditi një ambulancë që po përdorej nga Hamasi

Izraeli e filloi bombardimin e Gazës pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,000 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës. që nga 7 tetori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco