Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO virale/ Po bënte selfie me një dre por përfundoi me brinjë të thyera

VIDEO virale/ Po bënte selfie me një dre por përfundoi me brinjë të thyera

11:30, 04/11/2023
A+ Aa A-

Një video që tregon një turist në Egjinë , Greqi, duke u përpjekur të bëjë një selfie me një dre, por që ky i fundit e godet fuqishëm, është bërë virale orët e fundit.

Goditja ishte aq e fortë sa 42 vjeçari nga Meksika ka përfunduar me brinjë të thyera. 

"Nuk mund ta besoja ," tha 42 vjeçari për median Caters News Service për sulmin, i cili ndodhi ndërsa ai dhe gruaja e tij, Erika, ishin duke pushuar në Greqi.



Çifti nga Meksika po shijonin faunën e larmishme gjatë pushimeve të tyre në Greqi kur ndodhi ngjarja. 

Zona, e pasur me kafshë të egra, i dha mundësinë çiftit të vëzhgonte dhe të ndërvepronte me kafshë të ndryshme, përfshirë pallonj dhe drerë, të cilat dukeshin të zbutura dhe miqësorë me njerëzit. 

Duke kujtuar incidentin për agjenci ndërkombëtare e lajmeve, fotove dhe videove, Caters News Service, 42 vjeçari pohoi se ndërsa ishte i fokusuar te dreri më i vogël, një dre mashkull më i madh e sulmoi papritur nga pas. 

Përplasja ishte e papritur dhe e fuqishme, që i shkaktoi dhe shumë dëmtime në brinjë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco