Izraeli: Terroristët e Hamasit u vranë në ambulancën që goditëm

Izraeli: Terroristët e Hamasit u vranë në ambulancën që goditëm

08:53, 04/11/2023
A+ Aa A-

Izraeli ka njoftuar vdekjen e dhjetëra njerëzve pasi  bombardoi një ambulancë  me të plagosur jashtë spitalit Al Shifa në Gaza, duke thënë se sulmi vrau terroristët e Hamasit.

Gjatë sulmit, sipas autoriteteve shëndetësore të Hamasit, 15 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën.

 

 

 

 

Në një deklaratë, Izraeli tha se kishte në shënjestër ambulancën sepse po përdorej nga Hamasi.

 

"Një avion IDF goditi një ambulancë të përdorur nga grupi terrorist Hamas në afërsi të pozicionit të tyre në zonën e luftimit," tha Izraeli në një deklaratë. “Disa terroristë të Hamasit u vranë në sulm. Ne kemi informacione që vërtetojnë se mënyra e veprimit të Hamasit është të transportojë terroristë dhe armë në ambulanca”.

 

 

Në të njëjtën kohë, sipas një përditësimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, situata në Rripin e Gazës është e ngjashme me ditën e djeshme. Forcat IDF vazhdojnë të përparojnë dhe operojnë në pjesën veriore të saj. Siç u përmend në konferencë, Hamasi përdor në mënyrë rutinore civilët, pengjet dhe infrastrukturën civile si mburoja. Megjithatë, Izraeli thuhet se është i përkushtuar dhe respekton ligjet ndërkombëtare të konfliktit të armatosur në operacionet e tij ushtarake dhe për këtë arsye vazhdon t'i nxisë civilët palestinezë që të lëvizin në zona më të sigurta. Në konferencë theksohet edhe një herë se qëllimi i luftës është shpërbërja e plotë e shtetit terrorist dhe ushtrisë terroriste të krijuar nga Hamasi, e cila është përgjegjëse për “vrasjen e 1400 qytetarëve izraelitë, për nisjen e më shumë se 9000 raketa në qytetet izraelite dhe për rrëmbimin e mbi 240 pengjeve”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco