Gjermani/ Protesta anti-izraelite nën moton 'Gaza nën sulm'

Gjermani/ Protesta anti-izraelite nën moton 'Gaza nën sulm'

08:21, 04/11/2023
A+ Aa A-

Gjermani- Nën moton 'Gaz nën sulm' organizata “Gjenerata Islame” ka zhvilluar protesta anti-izraelite, në qytetin Essen, të premten, 3 nëntor. 

Salafistët radikalë erdhën nga e gjithë Rhine-Westfalia e Veriut. Rreth 3,000 protestues marshuan në qendër të qytetit Essen me thirrje të forta "Allahu Akbar", shkruan gazeta gjermane, Bild.

Sipas këtsaj medie në mesin e protestuesve ishin dhe islamikë nga partia e ndaluar "Hizb ut-Tahrir"; ata duan krijimin e një shteti kalifat global.

Sipas Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, grupit të islamistëve të ndaluar i takon edhe grupi “Brezi Islam”.

Uhdëheqësi i tyre Ahmad Tamim iu lut pjesëmarrësve: Të gjithë muslimanët në botë duhet të qëndrojnë së bashku për palestinezët. Allahu e dëshiron kështu.

“Hizb ut-Tahrir” u ndalua të operonte në Gjermani në vitin 2003.

“Ai refuzon demokracinë parlamentare, përpiqet për zbatimin e ligjit të Sheriatit dhe futjen e një rregulli të kalifatit global si dhe shkatërrimin e shtetit të Izraelit përmes xhihadit militant”, thuhet në raportin aktual për mbrojtjen e kushtetutës.

Sipas studiuesit islamik Ahmad Omeirate, Ahmad Tamim publikoi një video propagandistike në YouTube (mbi 58,000 abonentë) vetëm një ditë pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael.

Në video ai pretendonte se Hamasi thjesht kishte "mbrojtur veten" "në një aksion", duke lavdëruar kështu vrasjen brutale të grave, burrave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Diçka të ngjashme tha në mbrëmjen e protestës. 

Gratë të ndara nga burrat

Veçanërisht shqetësuese në protestë ishin flamuj bardh e zi me karaktere arabe, të cilët të kujtojnë talebanët dhe organizatën terroriste ISIS.

Policia nuk ndërhyri, por kontrolloi  nëse kishte simbole të ndaluara, shkruan Bild.

Përveç kësaj, gratë duhej të merrnin pjesë në protestë veçmas nga burrat.

Ata qëndronin disa metra pas burrave dhe  ishin plotësisht të mbuluara.

Protesta u shoqërua nga 450 policë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco