'Xha Toma (servil i të bardhëve)/ Soros financon diskriminimin e kandidatit me ngjyrë për guvernator

'Xha Toma (servil i të bardhëve)/ Soros financon diskriminimin e kandidatit me ngjyrë për guvernator

13:01, 03/11/2023
A+ Aa A-

Grupi i financuar nga Soros diskriminon kandidatin me ngjyrë për guvernator të republikanëve me epitetin Xhaxha Tom (servil i të bardhëve): Njerëzit me të njëjtën ngjyrë lëkure nuk janë domosdo mbështetës të njëri-tjetrit.

Komiteti i aksionit politik të "Black Voters Matter" thotë se Daniel Cameron është "kërcënim për komunitetin me ngjyrë"

Një grup i ekstremit të majtë i financuar nga miliarderi liberal George Soros po shënjestron Prokurorin e Përgjithshëm të Kentakit dhe kandidatin për guvernator Daniel Cameron, një republikan me ngjyrë, me një spot që e përçmon atë duke i vënë epitetin "xhaxha Tom" (servil i të bardhëve).

Komiteti i aksionit politik të "Black Voters Matter", për të cilin Komisioni Federal i Zgjedhjeve (FEC) tregon se ka marrë miliona nga super-Komiteti i aksionit politik i Sorosit, ka transmetuar spotin në radio në një stacion lokal R&B me bazë në Jeffersontown, Kentucky, duke e përshkruar Cameron-in si "Xhaxha Daniel Cameroni" dhe duke e akuzuar për tradhti ndaj racës së tij pasi ka deklaruar, "Njerëzit me të njëjtën ngjyrë lëkure nuk janë domosdo mbështetës të njëri-tjetrit."

"Si jeni, Kentaki? Është koha e zgjedhjeve dhe njerëzit me të njëjtën ngjyrë lëkure nuk janë domosdo mbështetës të njëri-tjetrit. Gjatë viteve të fundit, ne kemi dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi racore, për të kërkuar kujdesin shëndetësor dhe të drejtën për të marrë vendime për trupin tonë. Dhe tani, xhaxha Daniel Kameroni po kërcënon të na çojë prapa, i njëjti njeri që refuzoi të kërkojë drejtësi për Breonna Taylor tani dëshiron të drejtojë të gjithë shtetin tonë”, thuhet në spot.

"Nuk mund ta lejojmë të ndodhë. Nuk do ta lejojmë të ndodhë. Më 7 nëntor votojnë Andy Beshear për guvernator," shton ai, duke deklaruar mbështetje për guvernatorin aktual demokrat Andy Beshear, i cili është i Bardhë.

Kameroni iu kundërpërgjigj grupit dhe akuzoi demokratët, së bashku me organizata të tjera të krahut të majtë, për përdorimin e "sulmeve raciste" vetëm se ai nuk i mbështet politikat e tyre. Ai gjithashtu i bëri thirrje Beshear që të dënojë spotin.

"Këtu në Kentaki nuk duhet të gjykohesh nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për grupet radikale majtiste të interesit të Joe Biden-it Partinë Demokratike, të cilët mendojnë se nuk mund të jesh i zi dhe konservator”, tha ai në një deklaratë.

"Nuk jam përballur kurrë me racizëm apo diskriminim gjatë fëmijërisë apo në punë në Kentaki derisa vendosa t'i ngre zërin Partisë Demokratike. Unë nuk i mbështes politikat e tyre, kështu që e majta më sulmon për ngjyrën time të lëkurës. Këto sulme raciste kanë ndodhur për vite me radhë dhe media ose i ka mundësuar ose i ka shpërfillur”, shtoi ai, duke iu referuar një karikature të botuar në një gazetë liberale në fillim të këtij viti, duke e karakterizuar atë në një mënyrë raciste.

Kur u pyet në lidhje me thirrjen e Kameronit për të dënuar spotin, fushata e Beshearit i tha Fox News Digital atë i kishte thënë Lexington Herald-Leader të dielën, se spoti erdhi nga "një komitet aksioni politik i udhëhequr nga afro-amerikanët, kështu që do t'i lëmë të komentojnë vetë."

Në një video të së shtunës në YouTube, Roland Martin i Black Star Network foli me Cliff Albright, bashkëthemelues i komitetit të aksionit politik të Black Voters Matter, i cili mbrojti spotin dhe shtoi sulmet raciste kundër Kameronit.

"Nuk duhet flasësh për substancën e spotit, ai donte të fliste për xhaxhain Daniel Kameronin. Dhe teknikisht, ne nuk e quajtëm xhaxha Tom siç duhet? Të bësh këtë në të vërtetë ndoshta do të ishte më shumë një fyerje për xhaxha Tomin e vërtetë”, tha Albright ndërsa diskutonte për kritikat e Kameronit.

Ai vazhdoi të sulmonte Kameronin se ishte "kundër" komunitetit me ngjyrë, duke përmendur vendimin e tij për të mos akuzuar oficerët e përfshirë në vrasjen e Breonna Taylor në vitin 2020 dhe qasjen e tij ndaj kujdesit shëndetësor.

Image

"Është çështje pas çështjeje, ku ai e ka treguar se është aq kërcënim për komunitetin me ngjyrë sa supremacistët e bardhë. Nuk është e nevojshme të jesh i bardhë për të ndjekur dhe përforcuar politikat supremaciste të të bardhëve. Siç thamë në spot, njerëzit me të njëjtën ngjyrë lëkure nuk janë domosdo mbështetës të njëri-tjetrit.

Kur u pyet për mbrojtjen e spotit nga Albright, fushata e Kameron tha për Fox News Digital se komentet e tij ishin "të neveritshme".

"Daniel Kameroni ka pikëpamjet e një republikani tradicional dhe konservator. Është e neveritshme që dikush i krahason pikëpamjet republikane me supremacinë e bardhë. Por ja ku na ka çuar Partia Demokratike moderne: kandidati i parë për guvernator me ngjyrë në Kentaki quhet supremacist i bardhë sepse është republikan”, tha zëvendësuesi i fushatës Kameron tha zëdhënësi i Partisë Republikane Sean Southard. "Kjo gjuhë e papërgjegjshme është një fyerje për çdo konservator në shtet," shtoi ai./Fox News - Syri.net

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco