Liban: Ushtria izraelite sulmon bazat e Hezbollahut

Liban: Ushtria izraelite sulmon bazat e Hezbollahut

22:45, 01/11/2023
A+ Aa A-

Izraeli sulmoi dy baza të Hezbollahut në Liban, njoftoi IDF të mërkurën.

Pozicionet e Hezbollahut ndodheshin pranë fshatit Meiss al-Jabal, afër kufirit me Izraelin.

Sipas ushtrisë izraelite, një togë e Hezbollahut po përgatiste një sulm me raketa të drejtuara antitank, ndërsa tjetra ishte një grup personash të armatosur.

IDF tha se goditi gjithashtu raketahedhës të përdorur në një sulm në zonën Yiftah më herët sot, dhe një avion ushtarak goditi një vend të Hezbollahut dhe një vend lëshimi të raketave të drejtuara antitank.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco