Egjipti, Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një evakuim të kufizuar nga Rripi i Gazës,

Egjipti, Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një evakuim të kufizuar nga Rripi i Gazës,

09:01, 01/11/2023
A+ Aa A-

Egjipti, Izraeli dhe Hamasi, me ndërmjetësimin e Katarit dhe në koordinim me SHBA-në, arritën një marrëveshje për të lejuar shtetasit e huaj dhe disa civilë të plagosur rëndë në Rripin e Gazës të largohen nga zona, raporton Reuters.

Agjencia shton se nuk ka një afat kohor se sa do të jetë e hapur kalimi Rafah, në kufirin me Egjiptin.

Reuters raporton se Katari ndërmjetësoi një marrëveshje midis Egjiptit, Hamasit dhe Izraelit, në koordinim me SHBA-në, për të hapur kalimin Rafah të mërkurën.

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi më herët sot një listë të njerëzve të lejuar të largohen nga Rripi i Gazës përmes kalimit Rafah.

Lista e publikuar nga Autoriteti Kufitar Palestinez në Facebook, përfshin shtetas të Australisë, Austrisë, Bullgarisë, Indonezisë, Jordanisë, Finlandës, Republikës Çeke dhe Japonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco