Ministri Izraelit i Mbrojtjes: Në do e fitojmë luftën, por me një çmim të rëndë

Ministri Izraelit i Mbrojtjes: Në do e fitojmë luftën, por me një çmim të rëndë

20:49, 31/10/2023
A+ Aa A-

Për herë të parë Izraeli pranon se edhe pse ka epërsi ndaj Hamasit se po paguan një çmim të rëndë. Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallad në një fjalim para zyrtarëve të Forcave Ajrore tha se Izraeli, pavarësisht humbjeve, është i vendosur ta vazhdojë dhe ta fitojë këtë luftë.

Ushtria izraelite ka regjistruar arritje të rëndësishme gjatë operacionit tokësor në Rripin e Gazës, por po paguan gjithashtu një çmim të rëndë, referuar këtu vdekjes së dy ushtarëve dhe plagosjen e dy të tjerëve gjatë përleshjes me grupet e Hamasit në zonë. Ai sqaroi se në Gaza po zhvillohen beteja dhe se rezultatet dhe arritjet në fushën e betejës janë shumë të rëndësishme.

“Fatkeqësisht, në luftë ka edhe çmime dhe çmimi ditën e fundit ishte i rëndë. Pavarësisht kësaj, ne jemi gjithashtu të vendosur të vazhdojmë dhe të fitojmë”, tha Ministri i Mbrojtjes. Më herët të martën, forcat e armatosura izraelite njoftuan se dy ushtarë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë gjatë përleshjeve me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës. Ata gjithashtu thanë se morën nën kontroll një fortesë ushtarake të Hamasit në Rripin verior të Gazës dhe vranë rreth 50 terroristë gjatë operacioneve të sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco