VIDEO/ Forcat izraelite të mbrotjes shkatërrjnë shtëpinë e zyrtarit të lartë të Hamasit

VIDEO/ Forcat izraelite të mbrotjes shkatërrjnë shtëpinë e zyrtarit të lartë të Hamasit

14:28, 31/10/2023
A+ Aa A-

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) shkatërruan gjatë natës të hënën një shtëpi në pronësi të zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri, në qytetin 'Arura' në Bregun Perëndimor, afër Ramallah.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë shpërthimin e kontrolluar të kryer nga IDF.

Më 27 tetor, kreu i Komandës Qendrore të IDF-së, gjeneralmajor Yehuda Fox nënshkroi urdhrin e prishjes. 

Pasi ndërtesa u shkatërrua, një pankartë e varur nga IDF u gjet e shfaqur nën rrënoja që përshkruante një kombinim të flamujve të grupit terrorist të Hamasit dhe Shtetit Islamik së bashku me sloganin, në arabisht, "Hamas=IS".

Al-Arouri, 57 vjeç, ka qenë i zëshëm që nga fillimi i luftës, duke bërë deklarata dhe duke dhënë intervista për media, në të cilat, ndër të tjera, ai mohoi se Hamasi kishte shënjestruar civilët, pavarësisht provave të padiskutueshme që terroristët e tij synonin, abuzonin dhe masakronin në mënyrë sistematike joluftëtarët, përfshirë fëmijë dhe të moshuarit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco