Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vritet në gjumë familja ukrainase prej 9 anëtarësh

Vritet në gjumë familja ukrainase prej 9 anëtarësh

11:50, 31/10/2023
A+ Aa A-

Një familje prej nëntë anëtarësh, duke përfshirë dy fëmijë të vegjël, u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin lindor të Ukrainës, Volnovakha , të pushtuar nga Rusia. Vrasja ka shkaktuar zemërim në Ukrainë dhe një hetim nga të dy kombet. Imazhet nga Zyra e Prokurorisë së Rajonit të Donetskut të Ukrainës treguan për CNN një skenë të tmerrshme vrasjeje të anëtarëve të familjes të qëlluar ndërsa ishin në shtretër, ende të mbështjellë në krahët e njëri-tjetrit.

Ukraina pretendon se familja u vra nga forcat pushtuese ruse pas një debati, ndërsa autoritetet ruse thonë se dy ushtarë rusë janë arrestuar për vrasjet. Zyrtari ukrainas, Dmytro Lubinets tha se pushtuesit rusë kanë vrarë të gjithë familjen Kapkanets, të cilët po festonin një ditëlindje dhe kishin refuzuar t’ua dorëzonin shtëpinë e tyre pushtuesve nga Çeçenia.

Vrasjet në Volnovakha vijnë ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në frontin e gjerë të betejës në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës. Volnovakha është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi 2022 pas pushtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco