CPJ: Të paktën 31 gazetarë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas

CPJ: Të paktën 31 gazetarë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas

10:38, 31/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën 31 gazetarë janë vrarë gjatë kohës kur po raportonin për luftën midis Izraelit dhe Hamasit, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Nga viktimat, 26 ishin palestinezë, 4 izraelitë dhe 1 libanez. 8 gazetarë të tjerë janë raportuar të plagosur, ndërsa 9 konsiderohen të zhdukur ose të ndaluar, shtuan nga kjo organizatë.

“Gazetarët në Gaza përballen me rreziqe veçanërisht të larta ndërsa përpiqen të mbulojnë konfliktin përballë një sulmi tokësor izraelit… sulmet shkatërruese ajrore izraelite, ndërprerjet e komunikimit dhe ndërprerjet e gjera të energjisë elektrike”, tha organizata në një deklaratë të hënën.

Ndërsa Ushtria e Izraelit (IDF), ka thënë se nuk mund të garantojë sigurinë e gazetarëve që veprojnë në Rripin e Gazës, pasi që agjencitë e lajmeve Reuters dhe Agence France Press, i kanë kërkuar garanci Izraelit se punonjësit e tyre nuk do të dëmtoheshin nga sulmet izraelite, raporton BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco