‘Gaza ferri mbi tokë’, Agjencia e OKB: Kolegu jonë u vra së bashku me gruan dhe tetë fëmijët e tij

‘Gaza ferri mbi tokë’, Agjencia e OKB: Kolegu jonë u vra së bashku me gruan dhe tetë fëmijët e tij

09:53, 31/10/2023
A+ Aa A-

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRËA, thotë se 64 nga stafi i saj tani janë vrarë në Gaza gjatë luftës Izrael-Hamas. Sipas saj duhet menjëherë një armëpushim humanitar pasi jo vetëm po goditen kisha dhe xhami, por po përhapen edhe sëmundje si zgjebja.

Një koleg u vra dje së bashku me familjen e tij – tetë fëmijët dhe gruan e tij – ndërsa ai ishte në shtëpi, tha zëdhënësja Juliette Touma.

Sipas BBC,  Juliette Touma  tha se 450 strehimoret që ata menaxhojnë në të gjithë Rripin e Gazës janë duke u mbipopulluar, me 670,000 njerëz që qëndrojnë në objektet e OKB-së në total.

“Ne kemi filluar të marrim raporte për sëmundje që përhapen si zgjebe dhe diarre. Duhet të ketë një armëpushim humanitar. Vendet që duhet të mbrohen janë goditur – kishat, xhamitë dhe objektet e OKB-së. Kështu që asnjë vend nuk është i sigurt. Gaza është kthyer shumë shpejt në një ferr mbi tokë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco