Video e re e luftimeve në Gaza midis izraelitëve dhe militantëve të Hamasit

Video e re e luftimeve në Gaza midis izraelitëve dhe militantëve të Hamasit

08:15, 31/10/2023
A+ Aa A-

Imazhet e reja të betejave që po zhvillohen në periferi të Gazës midis forcave të armatosura izraelite dhe militantëve të Hamasit u publikuan të martën në mëngjes nga zëdhënësi i IDF (Forcat e Mbrotjes), Daniel Hagari .

Në videon e postuar në X, përfaqësuesi i Forcave të Armatosura të Izraelit përshkruan se “u zhvilluan shumë beteja me grupe terroristësh që lëshuan raketa antitank dhe breshëri mitralozi ” .

Siç shpjegon ai në postimin e tij, forcat tokësore të Izraelit i dhanë notat e nevojshme Forcave Ajrore izraelite për të shkatërruar objektivat dhe infrastrukturën terroriste.

 

 

Sipas Daniel Hagarit gjatë 24 orëve të fundit forcat e IDF-së të udhëhequra nga Shin Bet (Shërbimi i sigurisë së brendshme të Izraelit) goditën 300 objektiva duke përfshirë tanke antitank dhe raketahedhës të Hamasit.

 

 

Në një video tjetër, përfaqësuesi i IDF prezantoi të dhëna nga bombardimet ajrore të Izraelit si dhe pamje nga prania e ushtarëve izraelitë në periferi të qytetit të Gazës.

 

 

Zëdhënësi i IDF: Po godasim kudo në Gaza

Në veriperëndim dhe në jug të Rripit të Gazës, përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe personave të armatosur të Hamasit vazhduan gjatë natës, sipas Reuters duke cituar burime nga organizata e armatosur palestineze, ndërsa automjetet e blinduara të forcave të armatosura izraelite janë duke përparuar drejt qytetit të Gazës.

Burimet e Brigadave Al-Qassam thanë se anëtarët e tyre u përleshën me ushtarët izraelitë duke përdorur mitralozë dhe raketa antitank që synonin tanket dhe buldozerët izraelitë ndërsa ushtria izraelite "pushton aksin jugor të Gazës".

Pak më vonë në konferencën e mëngjesit, zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite, Jonathan Cornicus , tha se ushtria izraelite "po godet në të gjitha pjesët e Rripit të Gazës" duke shtuar se Izraeli do të intensifikojë misionin e ndihmës humanitare për palestinezët.

ImageHarta e Washington Post tregon se si forcat izraelite po rrethojnë qytetin e Gazës


“Ne do të fokusojmë përpjekjet tona në Gazën veriore, e cila është qendra e Hamasit, por ne vazhdojmë të godasim vende të tjera në Gaza. Ne ndjekim liderët e tyre, sulmojmë strukturat e tyre dhe sa herë që ka një objektiv të rëndësishëm, ne e godasim atë”, tha zëdhënësi i IDF.

Sipas tij, Izraeli po bën gjithçka që mundet për të shmangur vdekjet e civilëve, duke akuzuar më pas Hamasin se po përdor spitalin kryesor në Gaza, Al Shifa, si "një vend ku fshihen terroristët".

Ndërkohë, të martën në mëngjes, forcat e armatosura izraelite shkatërruan shtëpinë e anëtarit të lartë të Hamasit, Saleh Aruri në Bregun Perëndimor, në zonën Arura pranë Ramallah. Aruri, siç shpjegohet nga Haaretz, është një nga anëtarët themelues të krahut të armatosur të Hamasit dhe javën e kaluar u takua me liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

 

 

Në të njëjtën kohë, gjatë natës, avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite goditën strukturat e Hezbollahut në Liban.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco