Erdogan: Fajtori kryesor pas masakrës së Gazës është Perëndimi

Erdogan: Fajtori kryesor pas masakrës së Gazës është Perëndimi

16:37, 28/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë në një tubim masiv pro-palestinez në Stamboll.

Në demonstratë morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, ku Erdogan tha se Hamasi nuk është një “organizatë terroriste” dhe e quajti Izraelin “pushtues”.

“Ne do t’i tregojmë të gjithë botës se Izraeli është një kriminel lufte, ne po përgatitemi për këtë,” tha presidenti.

“Fajtori kryesor pas masakrës së shpalosur në Gaza është Perëndimi”, shtoi ai.

“Perëndimi ju ka borxh, por Turqia nuk ju ka asnjë borxh”, tha Erdogan, duke iu referuar Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco