Sulme në Bregun Perëndimor, vritet Komandanti i Brigadës Jenin

Sulme në Bregun Perëndimor, vritet Komandanti i Brigadës Jenin

11:04, 27/10/2023
A+ Aa A-

Komandanti i Brigadës Jenin, Aisar Mohammed al-Amir, vdiq gjatë përleshjeve me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në Bregun Perëndimor. Këtë e ka raportuar Xhihadi Islamik Palestinez, siç thuhet nga kanali televiziv Al Mayadeen.

Ndërkohë, siç raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, numri i palestinezëve që humbën jetën në përleshjet e natës me IDF në Bregun Perëndimor ka shkuar në 4 dhe 12 të tjerë kanë ngelur të plagosur.

Tre vdekje ndodhën në kampin e refugjatëve Jenin, ku, thotë Xhihadi Islamik Palestinez, militantët e tij u përleshën me ushtarët izraelitë që hynë me buldozerë. Përveç al-Amir, Abdullah Basam Abu Al-Haija dhe Jawad Al-Turki u vranë në kampin e refugjatëve, raporton Wafa.

Përleshje ndodhën edhe në Qalqilya ku u qëllua për vdekje Qassam Abdel Hafez, i cili kishte qenë në burg në Izrael, siç raportohet nga mediat palestineze. Në Nablus, megjithatë, katër persona u plagosën në përleshjet me IDF.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco