Momenti kur zyrtari i Hamasit largohet nga intervista kur u pyet për izraelitët që u masakruan në gjumë

Momenti kur zyrtari i Hamasit largohet nga intervista kur u pyet për izraelitët që u masakruan në gjumë

08:51, 27/10/2023
A+ Aa A-

Një pyetje e bërë nga korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme , Hugo Bachega , një zyrtari të Hamasit që po intervistonte, zemëroi aq shumë palestinezin Ghazi Hamad , saqë ai hodhi mikrofonin e tij dhe njoftoi se po largohej, sigurisht pa dhënë një përgjigje.

Hamad, i cili është anëtar i Byrosë Politike të grupit islamik, pohoi në intervistën e tij me gazetarin e rrjetit britanik se nuk ka pasur kurrë një urdhër për të vrarë civilë gjatë pushtimit të befasishëm të Hamasit në Izrael më 7 tetor, në të cilin humbën jetën më shumë se 1400 njerëz.

Ky pretendim, natyrisht, është në kontrast të plotë me imazhet horror që kanë qarkulluar në internet që nga sulmi i përgjakshëm, i cili përfshinte vrasjen e më shumë se 250 të rinjve në një festival muzikor në shkretëtirë.

Sulmet e kryera 20 ditë më parë nga terroristët e Hamasit në Kibbutz Be'eri  ishin ndër më të tmerrshmet. Njerëzit u masakruan në shtretërit e tyre dhe fotografitë e pasojave të masakrës janë publikuar që tregojnë dhoma të përgjakura dhe kufoma. As kopshti i fëmijëve të komunitetit , ku besohet se izraelitët janë strehuar gjatë sulmit atë të shtunë, nuk u kursye nga zemërimi i terroristëve.

Të paktën 100 njerëz nga ky kibuc i veçantë ranë viktimë e tërbimit vrastar të terroristëve, siç raportohet nga gazeta Daily Mail.

Por sipas zotit Hamad, vdekjet e civilëve gjatë këtyre bastisjeve në këto komunitete nuk ishin të qëllimshme, por rezultat i “konflikteve” që ndodhën në zonën e gjerë.

Korrespondenti i BBC-së theksoi se nuk është “konflikt” kur dikush hyn në shtëpitë e civilëve dhe i vret ata. 

"Ajo që mund t'ju them është se ne nuk kishim ndërmend të vrisnim civilë, as nuk kishte një vendim për ta bërë këtë," tha zyrtari i Hamasit.

Bachega më pas pyet Hamadin se si e justifikon faktin që izraelitët u masakruan ndërsa flinin në shtretërit e tyre, por nuk merr kurrë një përgjigje, pasi zyrtari i Hamasit vendosi pikërisht në atë moment të mbyllte intervistën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco