‘Shefi’ që rekrutonte terroristë'/ Arrestohet i shumëkërkuari me nofkën ‘El Taliban’

‘Shefi’ që rekrutonte terroristë'/ Arrestohet i shumëkërkuari me nofkën ‘El Taliban’

22:20, 24/10/2023
A+ Aa A-

I shumëkërkuari ‘shefi’ i rekrutimit të terroristëve në Melilla, është arrestuar në enklavën spanjolle Melilla në Afrikën e Veriut, raportojnë mediat belge.

Mustafa Maya Amaya, me nofkën “El Taliban”, ka lindur në vitin 1963 në Bruksel dhe vjen nga një familje rome spanjolle.

Ky i fundit, me nënshtetësi spanjolle, besohet të jetë një nga rekrutuesit më të mëdhenj xhihadistë në Evropë.

Në vitin 2014 ai u arrestua si kreu i një rrjeti të madh të rekrutimit të terroristëve, raportuan mediat belge. Në vitin 2018 ai u dënua me tetë vjet burg, ndërsa tashmë ka rënë në pranga gjatë një operacioni kundër terrorizmit xhihadist. Edhe pse në një karrige me rrota, ai rekrutonte terroristë përmes rrjeteve sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco