Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

'Shi' kritikash për djalin e kryeministrit izraelit, ndërsa 360 mijë rezervistë janë thirrur për të luftuar Hamasin

'Shi' kritikash për djalin e kryeministrit izraelit, ndërsa 360 mijë rezervistë janë thirrur për të luftuar Hamasin

11:53, 24/10/2023
A+ Aa A-

Djali 32-vjeçar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është vënë nën kritika pasi thuhet se aktualish po shijon rrezet e diellit në Miami.

Sipas Daily Mail , Yair Netanyahu ndodhet në Florida që nga prilli i kaluar, ndërkohë, Izraeli ka thirrur rreth 360,000 rezervistë  që nga pushtimi i përgjakshëm i 7 tetorit nga qindra terroristë të Hamasit në territorin e e Izraelit, i cili la të paktën 1,400 të vdekur.

Shumica e rezervistëve janë tashmë në Izrael, megjithatë shumë që ishin jashtë vendit për arsye të ndryshme në thelb hoqën dorë nga gjithçka për t'u kthyer dhe për të kryer detyrën e tyre.

Yair, megjithatë, zgjodhi të qëndrojë në Miami , pavarësisht kohërave jashtëzakonisht të vështira që po përjeton atdheu i tij. Ky fakt ka acaruar disa ushtarë izraelitë.

"Ai po shijon jetën e tij në Miami Beach ndërsa unë jam në vijën e parë", tha për The Times një ushtar vullnetar që shërben në frontin verior . “Ne i lam punët, familjet, fëmijët tanë, për të mbrojtur popullin dhe vendin tonë dhe ata që janë përgjegjës për këtë situatë nuk e bëjnë këtë” shton ai .

“Vëllezërit tanë, baballarët tanë, djemtë tanë, të gjithë shkojnë në vijën e parë, por Yair nuk është këtu. Kjo nuk ndihmon aspak për të pasur besim te lidershipi i vendit” .

Një tjetër ushtar i vendosur në kufirin me Gazën shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij për mungesën e djalit të kryeministrit izraelit . “Unë u ktheva nga SHBA-ja ku është puna, jeta ime, familja ime. Nuk kisha si të qëndroja atje dhe të braktisja vendin tim, popullin tim, në këtë moment kritik. Ku është djali i kryeministrit? Pse nuk është në Izrael?' pyet ushtari.

ImageNetanyahu është fotografuar duke ndihmuar në paketimin dhe ngarkimin e ndihmave për ushtarët e Forcave të Mbrotjes së Izraelit dhe për familjet izraelite të prekura nga lufta Izrael-Hamas, në Florida më 17 tetor

Sipas tij, të gjithë izraelitët duhet të jenë të bashkuar dhe të pranishëm në këtë moment dhe sigurisht që nuk përjashtohet edhe djali i Netanyahut.

Siç shkruan Daily Mail, gjatë shërbimit të tij të detyrueshëm ushtarak Yair Netanyahu kishte shërbyer kryesisht si zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për shumicën e izraelitëve kur mbushin 18 vjeç. Burrat shërbejnë për 32 muaj dhe gratë për 24. Pas kësaj, shumica mund të thirren në njësitë rezervë deri në moshën 40 vjeç, ose edhe më të vjetër në rast të një emergjence kombëtare. Në kohë lufte, ata luftojnë përkrah trupave të rregullta.

Izraelitët jashtë vendit përdorin bisedat e WhatsApp për të organizuar kthimin e tyre. Atje ata ndajnë informacione se ku mund të gjejnë bileta, siç shpjegoi për Reuters 26-vjeçari Yediya Salman , i cili ishte në Tajlandë me gruan e tij në muajin e mjaltit kur ndodhi sulmi terrorist kundër vendit të tij.

"Ne krijuam grupe WhatsApp për shumë vende në botë, ftuam njerëzit t'u bashkoheshin atyre dhe ngadalë u përpoqëm të kthenim sa më shumë rezervistë në Izrael ," thotë ai. Përsa i përket muajit të mjaltit që iu desh ta shkurtonte, ai shpjegon se as ai dhe as gruaja e tij nuk hezituan të merrnin vendimin për t'u kthyer.
Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco