Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Përplasjet Kinë-Filipine, shkëmbejnë akuza për përplasjen e anijeve

Përplasjet Kinë-Filipine, shkëmbejnë akuza për përplasjen e anijeve

13:10, 22/10/2023
A+ Aa A-

Kina dhe Filipinet shkëmbyen akuza pas përplasjes së dy anijeve në një zonë të kontestuar në detin e Kinës Jugore. Incidenti është i fundit i një serie ngjarjesh që kanë rritur tensionet në rajon.

Përplasja e dy anijeve në një zonë të diskutueshme detare riktheu akuzat mes Kinës e Filipineve që muajt e fundit kanë pasur marrëdhënie të tensionuar

Incidenti ndodhi pranë Second Thomas Shoal në ishujt Spratly, ku Pekini vendos rregullisht anijet për të pohuar pretendimet e tij mbi pothuajse të gjithë detin.

Roja bregdetare e Kinës tha se kishte pasur një përplasje të lehtë mes një prej anijeve të saj dhe filipinase që transportonte furnizime për një mjet.

Transporti të epokës së Luftës së Dytë Botërore që po përdorej si një monument në breg.

Pekini deklaroi se përplasja ndodhi ndërsa po bllokonte sipas ligjit barkën nga transportimi i materialeve të ndërtimit të paligjshëm në anijen luftarake.

Nga ana tjetër, Manila tha se dënoi në shkallën më të fortë manovrat e rrezikshme bllokuese të anijes kineze.

‘Një anije e rojes bregdetare filipinase që shoqëronte misionin rutinë të furnizimit u përplas nga një anije e milicisë detare kineze’, deklaroi Task Forca e Manilës për Detin e Filipineve Perëndimore.

Megjithatë, Kina pretendon se anija filipinase ka shkaktuar qëllimisht telashe duke e kthyer kursin në një mënyrë të paramenduar drejt një anije peshkimi kineze.

Te dy vendet kanë pasur përplasje të shumta në zonat e Detit të Kinës Jugore në muajt e fundit, veçanërisht në zonën e diskutueshme Second Thomas Shoal.

Në gusht, anijet e Rojës Bregdetare të Kinës përdorën topa uji kundër një misioni të rifurnizimit të Filipineve, duke penguar njërën prej anijeve të dërgonte ngarkesën e saj.

Pekini pretendon sovranitetin mbi pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë pjesë të zonave ekskluzive ekonomike të Filipineve, Vietnamit, Malajzisë, Bruneit dhe Indonezisë.

Një panel arbitrazhi në Hagë në vitin 2016 vendosi se pretendimet e Kinës nuk kishin bazë ligjore.

Por Pekini e ka hedhur poshtë vendimin si të pavlefshëm dhe pa fuqi detyruese .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco