Ushtria izraelite sulmon dy aeroporte të Sirisë, raportohet për dy të vdekur

Ushtria izraelite sulmon dy aeroporte të Sirisë, raportohet për dy të vdekur

08:43, 22/10/2023
A+ Aa A-

Media shtetërore siriane po raporton se sulmet me raketa izraelite kanë shënjestruar dy aeroportet kryesore të vendit. Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve thotë se aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Alepos janë sulmuar.

Të paktën dy punëtorë civilë u vranë në aeroportin e Damaskut, njoftoi Reuters, duke cituar drejtorinë e përgjithshme të meteorologjisë të qeverisë siriane.

Aeroportet e Damaskut dhe Aleppos të Sirisë jo vetëm që trajtojnë aviacionin civil, por edhe bazat ushtarake, të cilat thuhet se janë pika tranziti për armët iraniane të dërguara për Hezbollahun – një grup militant i cili është i fuqishëm si në Siri ashtu edhe në Liban.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco