Izraeli godet dy aeroporte siriane

Izraeli godet dy aeroporte siriane

07:58, 22/10/2023
A+ Aa A-

Një sulm raketor izraelit ka goditur aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Aleppos në Siri, kanë thënë media shtetërore lokale.

Sulmi ndohi këtë mëngjes dhe la të vrarë një punonjës civil dhe i vuri aeroportet jashtë shërbimit, shtoi ai.

Fluturimet e planifikuara nga aeroportet e Damaskut dhe Aleppos u devijuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Latakias, tha Ministria e Transportit.

Izraeli ka goditur aeroportet shumë herë këtë vit si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar dërgesat nga Irani për përfaqësuesit e tij në Lindjen e Mesme.

Këto përfshijnë grupin e Hezbollahut të Libanit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco