Ne nuk do të largohemi nga toka jonë, thotë lideri palestinez

Ne nuk do të largohemi nga toka jonë, thotë lideri palestinez

12:53, 21/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas në Konferencën e Paqes në Kajro iu bëri të qartë gjithë shteteve të pranishëm që palestinezët nuk do të largohen kurrë nga tokat e tyre. 

"Ne kurrë nuk do të pranojmë zhvendosjen, ne do të mbetemi në tokën tonë pavarësisht nga sfidat," deklaroi Abbas gjatë fjalë së tij në samit.

Abbas është kreu i Autoritetit Palestinez, i cili ka kontroll mbi zonat e Bregut Perëndimor të pushtuar, por jo mbi Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi.

Egjipti dhe shtetet e tjera arabe kanë thënë më parë se një fluks masiv i refugjatëve palestinezë që ikin nga lufta do të ishte i papranueshëm, sepse do të përbënte dëbimin e palestinezëve nga toka e tyre.

Takimi, i cili quhet Samiti për Paqe, përfshin gjithashtu zyrtarë nga Jordania, Katari, Italia, Spanja, BE dhe Britania e Madhe, por mungon Izraeli, SHBA-në dhe Iranin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco