Një kamion i ngarkuar me qefinë mes 20 automjeteve që hynë në Gaza

Një kamion i ngarkuar me qefinë mes 20 automjeteve që hynë në Gaza

12:44, 21/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari i BBC në Gaza, Rushdi Abu Alouf, ka parë kamionët e ndihmave që hynë nga Egjipti në Gaza nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Rafah.

Ai ka numëruar 20 kamionë që kanë hyrë në Gaza deri më tani dhe ky është edhe numri që Izraeli ka thënë se do të lejojë të hyjë.

Po njëri nga kamionët ishte i ngarkuar me qefinë. Të tjerët mbanin ilaçe dhe karburant.

Zyrtarët palestinezë thonë se 4,137 njerëz kanë vdekur në Gaza që kur Hamasi depërtoi dhe sulmoi Izraelin dy javë më parë dhe kur Izraeli e ka bombarduar Gazën që atëherë.

Vlen të përmendet ky numër i vdekjeve përfshin 471 njerëz që Ministria e Shëndetësisë së Gazës thotë se u vranë të martën në spitalin Arab Al-Ahli.

Ky numër është kundërshtuar nga Izraeli, pasi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Izraelit ka thënë se ishin "disa dhjetëra" të vdekur.

Izraeli: Disa dhjetëra, jo qindra, të vrarë nga shpërthimi në spital

Të mërkurën pasdite, një ditë pas shpërthimit në spital, autoritetet shëndetësore palestineze thanë se 471 persona ishin vrarë. Ashtu si detajet e tjera për incidentin, kjo është e kontestuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit Lior Haiat tha se numri i të vdekurve ishte "disa dhjetëra".

Me mungesën e aksesit në vend për organizatat e pavarura, numri është i vështirë për t'u verifikuar. Gazetari i BBC-së,  Rushdi Abualouf  e vizitoi vendin e ngjarjes mëngjesin pas sulmit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco