Familjet e pengjeve të Hamasit do të udhëtojnë jashtë vendit për të nxitur personalitetet që të sjellin të dashurit e tyre në shtëpi

Familjet e pengjeve të Hamasit do të udhëtojnë jashtë vendit për të nxitur personalitetet që të sjellin të dashurit e tyre në shtëpi

19:43, 20/10/2023
A+ Aa A-

Të afërmit e pengjeve izraelitë që po mbahen rob nga Hamasi kanë plan të udhëtojnë në Londër, Romë dhe qytete të tjera për të nxitur personalitetet e huaja për t'i ndihmuar për të sjellë të dashurit e tyre në shtëpi, shkruan CNN.

Delegacioni i parë, i përbërë nga familjet e të zhdukurve dhe viktimave, do të udhëtojë në Londër të dielën, njoftoi Amichai Chikli, ministri izraelit i çështjeve të diasporës, në X, i njohur më parë si Twitter.

Të martën, një grup i dytë do të udhëtojë në kryeqytetin italian, tha Çikli. Udhëtime të tjera janë planifikuar për në Bruksel dhe SHBA.

“Qëllimi i këtyre misioneve është që të sjellin dëshmi direkte dhe histori te vendimmarrësit e lartë në vendet e botës, në mënyrë që të ndihmojnë në përpjekjet për kthimin e pengjeve dhe thellimin e mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar për luftën e Izraelit kundër organizatave terroriste," - tha Çikli.

Ministri izraelit tha se delegacionet do të takohen me parlamentarë, komunitete hebreje dhe anëtarë të mediave ndërkombëtare.

“Beteja për opinionin publik global është një betejë e vështirë dhe komplekse dhe ne do ta fitojmë gjithashtu atë”, tha ai.

Përkthyer nga Syri.net 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco