Forcat izraelite vrasin lideren e parë grua të Hamasit në Gaza

Forcat izraelite vrasin lideren e parë grua të Hamasit në Gaza

08:51, 19/10/2023
A+ Aa A-

Forcat e ushtrisë izraelite (IDF) kanë vranë Jamila Abdallah Taha al-Shanti, një anëtare e Këshillit Legjislativ Palestinez dhe gruaja e parë në byronë politike të Hamasit, sipas mediave izraelite. 

Shanti, 68 vjeç, ishte një themelues e lëvizjes së grave të Hamasit dhe ishte e martuar me Abdel Aziz al-Rantisi, një themelues dhe udhëheqës i Hamasit, të cilin Forcat Ajrore izraelite e vranë nga raketa Hellfire në prill 2004.

Jamila Abdallah Taha al-Shanti ka lindur në kampin e refugjatëve Jabalia në Rripin e Gazës dhe ka punuar si pedagoge në Gaza përpara se të martohej me Abdel Aziz al-Rantissi dhe të bëhej kryetare e organizatës së grave të Hamasit . 

Në vitin 2006, ajo u zgjodh në Këshillin Legjislativ Palestinez si anëtarja e tretë e listës së Hamasit, dhe më vonë ajo do të pretendonte se Hamasi ishte shumë progresiv kur bëhej fjalë për të drejtat e grave, duke argumentuar se ato mund të jetonin, të flisnin lirshëm.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco