Shefi i OBSH: Situata në Gaza po del jashtë kontrollit

Shefi i OBSH: Situata në Gaza po del jashtë kontrollit

12:50, 18/10/2023
A+ Aa A-

Situata në Gaza po del "jashtë kontrollit", paralajmëroi të mërkurën (19 tetor) drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në një postim në X, i njohur më parë si Twitter,  Tedros tha se furnizimet e OBSH-së kanë mbetur në kufi për katër ditë, duke shtuar "çdo sekondë që presim për të marrë ndihmën mjekësore, ne humbasim jetë".

Ai bëri thirrje që "dhuna nga të gjitha anët të ndalet" dhe të ketë akses të menjëhershëm për të "filluar dërgimin e furnizimeve për jetën" në Gaza.

Tre ditë më parë, Tedros u shpreh se një avion me furnizime mjekësore të OBSH-së mbërriti në Egjipt afër kalimit Rafah  në Gaza.

Meqenëse termocentrali i vetëm i Gazës i mbaroi karburanti javën e kaluar, impiantet e shkripëzimit të ujit të detit janë mbyllur dhe  uji i pijshëm po mbaron  për qindra mijëra civilë.

Spitalet po përballen me mungesë të furnizimeve mjekësore dhe, në disa raste, janë detyruar të nxjerrin  morgje të improvizuara nga kamionët e akullores  për të menaxhuar tejmbushjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco