Arabia Saudite dënon publikisht sulmin në spitalin e Gazës

Arabia Saudite dënon publikisht sulmin në spitalin e Gazës

23:32, 17/10/2023
A+ Aa A-

 

Arabia Saudite dënoi fuqishëm “krimin e urryer” të kryer nga forcat izraelite duke bombarduar Spitalin Al-Ahli në Gaza.

“Ky zhvillim alarmues kërkon që komuniteti ndërkombëtar të braktisë standardet e dyfishta dhe selektivitetin në zbatimin e ligjit ndërkombëtar humanitar kur bëhet fjalë për praktikat kriminale izraelite”, thuhet në deklaratën e Mbretërisë.

Shteti arab bëri thirrje për një qëndrim serioz dhe të vendosur për të ofruar mbrojtje për civilët e pafajshëm.

Mbretëria theksoi gjithashtu nevojën urgjente për hapjen e korridoreve të sigurta menjëherë, duke iu përgjigjur lutjeve të kombeve dhe organizatave, për të ofruar ushqim dhe ilaçe për civilët e rrethuar në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco