Sulmi në spitalin e Gazës, presidenti i Palestinës anulon takimin me Biden

Sulmi në spitalin e Gazës, presidenti i Palestinës anulon takimin me Biden

22:55, 17/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas ka anuluar takimin e planifikuar me presidentin amerikan Joe Biden.

Vendimi i liderit palestinez erdhi pas sulmit me raketa në spitalin Al-Ahli Baptist në Gaza që thuhet se vrau të paktën 500 persona.

Abbas po udhëton për në Ramallah dhe ka bërë thirrje për një takim urgjent të udhëheqjes palestineze sonte pas goditjes në spital. Zyrtarët palestinezë kanë bërë Izraelin përgjegjës për sulmin ndërsa shifrat besohet se janë paraprake.

Ndërkohë, Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ) ka mohuar të jetë përgjegjës për shpërthimin në spitalin Al Ahli, citon agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë grupi militant.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco