Sulmi në Bruksel, vritet terroristi i dyshuar, në kërkim dy autorët e tjerë

Sulmi në Bruksel, vritet terroristi i dyshuar, në kërkim dy autorët e tjerë

11:02, 17/10/2023
A+ Aa A-

Bruksel- I dyshuari terrorist për sulmin në Bruksel, Lassoued Abdeslam,  ka vdekur gjatë një përleshje me policinë.

Xhihadisti që hapi zjarr në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje , duke vrarë dy persona, ishte arratisur por që u gjurmua nga policia në një lokal në Schaerbeek. 

Kur policia mbërriti, pati një shkëmbim zjarri ku Abdeslam, u plagos rëndë dhe vdekja e tij ndodhi menjëherë pas përplasjes me zjarrin. 

Abdeslam kishte armën e përdorur në sulm me vete, tha Ministrja e Brendshme Annelies Verlinden. 

“Nuk përjashtohet – shtoi ajo – që të ketë edhe bashkëpunëtorë”. 

Sipas mediave belge tashmë ka nisur gjuetia dhe për dy persona të tjerë që ishin bashkëpuntor me Abdeslam në sulmin që tronditi Brukselin mbrëmjen e djeshme.

 Kush ishte terroristi 45-vjeçar, Lassoued Abdeslam?

Lasuet Abdeslam jetonte ilegalisht në Belgjikë pasi kishte aplikuar për azil në vitin 2019, i cili ishte refuzuar, por që nga viti 2021 i kishin humbur gjurmët. 

Sipas kryeministrit të Belgjikës, 45-vjeçari ishte i njohur për policinë për kërcënime ndaj sigurisë publike.

Në vitin 2016, agjencia e një vendi të huaj kishte theksuar profilin e tij të radikalizuar dhe se ai ishte gati të luftonte për xhihad "por ky ishte një nga dhjetëra raportet e këtij lloji që marrim çdo ditë”, pohoi ministri i Drejtësisë së Belgjikës.

Abdeslam është akuzuar kohët e fundit se kishte kërcënuar një strehë migrantësh në Kabin, e cila pretendonte se 45-vjeçari ishte dënuar për terrorizëm në Tunizi. 

Burimet e cituara nga faqja sudinfo thonë se oficerët e policisë që trajtojnë rastin po shqyrtojnë mundësinë e përballjes me një “bërthamë” terroriste pasi masat e sigurisë në Belgjikë mbeten në kategorinë 4, që do të thotë rrezik i lartë.

45-vjeçari tunizian pretendon në një video se i përket Shtetit Islamik, ndërsa mburret me vrasjen e kriminelëve. Ai tha se  qëlloi dy persona " për t'u hakmarrë për myslimanët" dhe për të treguar se "ne jetojmë dhe vdesim për fenë tonë".

“Emri im është Abdesalem Al Guilani dhe jam luftëtar i Allahut. Unë jam nga Shteti Islamik…”, thotë ai në videon që ka postuar.

Më herët të hënën, vetë sulmuesi kishte shkruar një mesazh për djalin palestinez që u  godit me thikë për vdekje në Çikago të dielën, duke shpjeguar se nëse viktima do të kishte qenë i krishterë dhe jo mysliman "do ta kishin quajtur terrorizëm dhe jo një krim të dhunshëm".

Informacionet nga mediat belge raportojnë se po shqyrtohet skenari që sulmi i 45-vjeçarit të ketë lidhje me djegien e Kuranit që është bërë muajt e kaluar në Suedi.

Kronika e sulmit terrorist

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së hënës kur 45-vjeçari qëlloi dhe vrau dy burra të veshur me fanella të futbollit suedez, para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Belgjikës.

Madje thuhet se terroristi bërtiti "Allahu Akbar" (Allahu është i madh) para se të kryente sulmin.

Shikoni momentin e të shtënave: 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco