Analiza e BBC-së: Irani bëri paralajmërimin më të fortë deri tani

Analiza e BBC-së: Irani bëri paralajmërimin më të fortë deri tani

10:18, 17/10/2023
A+ Aa A-

Nga Hugo Bachega, BBC

Ditët e fundit, Irani ka folur vazhdimisht për rrezikun e një përshkallëzimi në luftën Izrael-Hamas. Por komentet e ministrit të Jashtëm të vendit janë paralajmërimi më i fortë se luftimet mund të përhapen, duke e kthyer atë në një konflikt rajonal.

Hossein Amirabdollahian tha se ‘fronti i rezistencës’ mund të kryejë një ‘aksion parandalues’ në orët e ardhshme- nëse ‘krimet e luftës kundër palestinezëve’ në Gaza nuk do të ndalen.

‘Fronti i rezistencës’ është një aleancë e forcave në rajon, që përfshin Hezbollahun, grupin e fuqishëm libanez të mbështetur nga Irani.

Javën e kaluar, Hezbollahu dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit libanezo-izraelit, duke rritur frikën se ky mund të bëhet një tjetër front i luftës.

Hezbollahu ka një arsenal të madh armësh, me raketa të afta për të goditur thellë në territorin izraelit, si dhe dhjetëra mijëra luftëtarë të stërvitur mirë dhe të forcuar në beteja.

‘Fronti i rezistencës’ po ashtu përfshin grupe që Irani mbështet në Siri- e cila kufizohet me Izraelin- dhe Irak.

Vendet perëndimore kanë paralajmëruar Teheranin kundër përshkallëzimit të situatës dhe, deri më tani, dhuna ndërkufitare është frenuar. Por disa besojnë se kjo mund të ndryshojë nëse Izraeli vazhdon me një ofensivë tokësore në Gaza dhe militantët këtu vendosin se duhet të përgjigjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco