'Më largoni nga këtu': Hamasi publikon pamje nga pengjet izraelite

'Më largoni nga këtu': Hamasi publikon pamje nga pengjet izraelite

08:43, 17/10/2023
A+ Aa A-

Hamasi ka publikuar një tjetër video të një pengu izraelit në kanalin e tyre Telegram të hënën. 

Videoja duket se tregon një vajzë të re që po merr kujdes mjekësor nga Hamasi.

Në video, vajza thotë se është lënduar rëndë dhe që po merr trajtim mjekësor.

“Përshëndetje, unë jam Maya Schem, 21 vjeç nga Shoham. Aktualisht, jam në Gaza. U ktheva herët në mëngjes të shtunën nga Sderoti; Isha në një festë. Jam plagosur rëndë në dorë dhe i jam nënshtruar përrreth  3 orë. Ata kujdesen për mua, më japin ilaçe, gjithçka është në rregull. Unë kërkoj vetëm që të shkoj sa më shpejt tek prindërit e mi, tek vëllezërit e motrat e mia. Më nxirr nga këtu sa më shpejt. Ju lutem.”

Në kanalin arab Telegram të Hamasit, videoja shoqërohet me mbishkrimin, "Muxhahedinët nga Brigadat Al-Qassam ofrojnë kujdes mjekësor për një të burgosur femër në Gaza, e cila u kap në ditën e parë të betejës Al-Aksa " 

Një postim në X, dikur Twitter, Radio Ushtria e Izraelit ka publikuar foton e Maya Schem.

 

קרן שם, שבתה מיה נעדרת מאז המסיבה ברעים, ל-@ilanadayan1: "מהשנייה שהתחילו הדיווחים חייגתי לנייד שלה, והטלפון מצלצל שעות אבל אין מענה. אני דורשת לדעת, שיגידו לי משהו. אף אחד לא חיפש אותי, העלנו פוסט בפייסבוק - עשיתי את כל מה שיכולתי כדי להודיע שהבת שלי נעדרת, אף אחד לא פנה אליי" pic.tëitter.com/xPzYGXGHmq

— גלצ (@GLZRadio) October 12, 2023

 

“Që nga momenti i dytë që nisën raportimet, unë i telefonova celularit të saj”, citon Army Radio të ketë thënë nëna e Maya-s, Keren Shem.

 "Kërkoj që dikush të më thotë diçka. Askush nuk më ka kërkuar; ne kemi postuar foton e saj në Facebook - Bëra gjithçka që munda që të gjithë të dinë se vajza ime mungon, por askush nuk më ka kontaktuar”.

Ndërsa tezja e Maya-s, Galit, tha për mediat izraelite "Sot [familja] më thirri duke bërtitur dhe më tha se e panë Maya në një video në Telegram. E pashë dhe mendova se isha në ëndërr. Më në fund pashë vajzën pas gjithë kësaj kohe. Ajo duket e lënduar dhe e frikësuar - por të paktën ajo është gjallë."

"Ky është një hap shumë domethënës dhe ne duam vajzën tonë në shtëpi. Ne kërkojmë që vendet e botës së lirë të sigurohen që ajo të kthehet tek ne. '

Njësia e Zëdhënësit të ushtirsë izraelite (IDF) tha se familja e Maya ishte njoftuar se ajo ishte rrëmbyer javën e kaluar dhe se përfaqësuesit e IDF ishin në kontakt me të.

“IDF po operon me të gjitha mjetet inteligjente dhe operative për kthimin e pengjeve. Në video, Hamasi përpiqet të paraqesë veten si një organizatë humanitare, ndërkohë që është një organizatë terroriste vrasëse, përgjegjëse për vrasjet dhe rrëmbimet e foshnjave, grave, fëmijëve dhe të moshuarve” thuhet në deklaratën e IDF-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco