'SHBA fajtore për luftën Izrael-Palestinë', oferta e Iranit: Hamas liron pengjet nëse Izraeli ndal sulmet

'SHBA fajtore për luftën Izrael-Palestinë', oferta e Iranit: Hamas liron pengjet nëse Izraeli ndal sulmet

18:14, 16/10/2023
A+ Aa A-

Ministria e jashtme iraniane njofton se Hamas është gati të lirojë rreth 200 pengjet që po mban prej ditësh, në këmbim që Izraeli të ndërpresë fushatën e sulmeve ajrore në Rripin e Gazës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi Nasser Kanaani, duke folur në një konferencë shtypi në Teheran. Megjithatë grupimi i militantëve palestinezë ende nuk ka pohuar apo mohuar të ketë ofruar një propozim të tillë.

Sipas Iranit, zyrtarët e Hamas theksojnë se duhet një ndalim luftimesh për të bërë të mundur dorëzimin e pengjeve. Sakaq, zëdhënësi i ministrisë së jashtme akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Palestinës.

“Qeveria Amerikane duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e regjimit Zionist. Është pikërisht kjo qeveri amerikane, me gjithë fuqinë e saj, që po mbështet regjimin Zionist kundër kombit të shtypur të Palestinës. Duke dërguar flotën ushtarake në ujërat e rajonit nuk ka domethënie tjetër përveç mbështetjes së njëanshme të agresorit ndaj popullit të shtypur. Ndërprerja e ujit, ushqimit dhe ndalimi i futjes së pajisjeve dhe trajtimeve mjekësore po bëhet nga regjimi Zionist. Natyrisht këto veprime hasin në reagimin e kombit të Palestinës. Rezistenca në rajon nuk do të mbyllë sytë e saj ndaj krimeve të Zionistëve dhe vazhdimi i kësaj qasjeje çnjerëzore mund të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit,” u shpreh Nasser Kanaani, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco