Ambasadorja izraelite në Britani të Madhe: Nuk ka krizë humanitare në Gaza

Ambasadorja izraelite në Britani të Madhe: Nuk ka krizë humanitare në Gaza

17:56, 16/10/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja izraelite në Britani të Madhe: Nuk ka krizë humanitare në GazaAmbasadorja izraelite në Britani të Madhe, Tzipi Hotovely, ka bërë një deklaratë që ka nxitur reagime të ashpra, se në Gazë nuk ka krizë humanitare.

Në pyetjen e gazetares së Sky News se cili është qëndrimi i saj për krizën humanitare, Hotovely tha se “nuk ka krizë humanitare”.

“Izraeli është përgjegjës për sigurinë e izraelitëve, Hamasi është përgjegjës për sigurinë e palestinezëve. Është koha kur Hamasi duhet të paguaj çmimin”, shtoi Hotovely.

Pretendon se Hamasi po i parandalon civilët të evakuohen dhe se palestinezëve u është dhënë mundësia të largohen nga Izraeli.

“Njerëzve në Izrael nuk është dhënë mundësia të jenë të sigurtë, janë masakruar në shtretërit e tyre”, tha ambasadorja izraelite në Britani të Madhe.

Duke krahasuar përgjigjen e Izraelit ndaj Hamasit me përgjigjen e Britanisë ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo tha “ju vutë në shënjestër Dresdenin sepse e dinit se ishte e vetmja rrugë.”

“Këto mizori janë të tilla që asnjë lider perëndimor nuk mund të qëndrojë dhe të thotë se ne mund të vazhdojmë”, shtoi Hotovely. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco