Ambasadorja izraelite në Britani të Madhe: Nuk ka krizë humanitare në Gaza

Ambasadorja izraelite në Britani të Madhe: Nuk ka krizë humanitare në Gaza

17:51, 16/10/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja izraelite në Britani të Madhe, Tzipi Hotovely, ka bërë një deklaratë që ka nxitur reagime të ashpra, se në Gazë nuk ka krizë humanitare.

Në pyetjen e gazetares së Sky News se cili është qëndrimi i saj për krizën humanitare, Hotovely tha se ‘nuk ka krizë humanitare’.

‘Izraeli është përgjegjës për sigurinë e izraelitëve, Hamasi është përgjegjës për sigurinë e palestinezëve. Është koha kur Hamasi duhet të paguaj çmimin’, shtoi Hotovely.

Ajo pretendon se Hamasi po i ndalon civilët të evakuohen dhe se palestinezëve u është dhënë mundësia të largohen nga Izraeli.

‘Njerëzve në Izrael nuk është dhënë mundësia të jenë të sigurtë, janë masakruar në shtretërit e tyre’, tha ambasadorja izraelite në Britani të Madhe.

Duke krahasuar përgjigjen e Izraelit ndaj Hamasit me përgjigjen e Britanisë ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo tha ‘ju vutë në shënjestër Dresdenin sepse e dinit se ishte e vetmja rrugë.’

 

 

 ‘Këto mizori janë të tilla që asnjë lider perëndimor nuk mund të qëndrojë dhe të thotë se ne mund të vazhdojmë’, shtoi Hotovely.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco