VIDEO/ Polici izraelit kërcënon gazetarin gjatë raportimit të drejtpërdrejtë: Do ta bëjmë Gazën shkrumb e hi

VIDEO/ Polici izraelit kërcënon gazetarin gjatë raportimit të drejtpërdrejtë: Do ta bëjmë Gazën shkrumb e hi

17:11, 16/10/2023
A+ Aa A-

Në mes të përballjes mes Izraelit dhe Hamasit, një video e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis një gazetari arab dhe një anëtari të forcave izraelite të sigurisë, u bë virale në mediat sociale të dielën.

Më 7 tetor, Hamasi kreu sulmin më vdekjeprurës palestinez ndaj Izraelit në histori. Izraeli më pas nisi sulme të ashpra ajrore në Gaza, transmeton Telegrafi.

Deri të dielën në Izrael janë konfirmuar të vrarë mbi 1.300 persona, kurse mbi 2.300 janë vrarë në Gazë.

Shumë media lokale dhe korrespondentë gjenden në terren për të informuar opinionin për më të rejat mes Izraelit dhe Hamasit, që SHBA-të e konsiderojnë si organizatë terroriste shkruan Newsweek.

Në një postim në platformën X, televizioni Al Araby dhe njëherit ueb-faqja e këtij televizioni që ofron raportim multimedial për tema të ndryshme, ka shpërndarë videon ku shihet sesi korrespondenti i tyre Ahmed Darawsh ballafaqohet me një polic izraelit derisa raporton drejtpërdrejtë.

“Polici i armatosur izraelit kërcënon korrespondentin e Al-Araby, Ahmed Darawsh gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë”, thuhet në postimin e këtij televizioni.

Newsweek nuk ka mundur të konfirmojë nëse burri ishte polic apo pjesëtarë i ushtrisë izraelite. Sipas videos së përkthyer, që u shkua nga mbi 575 mijë përdorues të platformës X, korrespondenti ndërpritet gjatë raportimi – duke e kërcënuar që të “flet fjalë të mira”.

Pas këtij konfrontimi verbal Darawsh deklaron para kamerës: “policia izraelite po na përcjell se çfarë po flasim, policia erdhi duke më bërtitur dhe kërcënuar. Të njëjtën kohë ai vazhdon të thotë se do ta shndërrojnë Gazën në shkrumb e hi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco