Netanyahu: Bota duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin, ashtu siç mundi nazistët dhe IS

Netanyahu: Bota duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin, ashtu siç mundi nazistët dhe IS

16:59, 16/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se bota duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin, siç u bashkua më parë për të mposhtur terroristët e Shtetit Islamik (IS) ose nazistët, raporton Guardian.

Në fjalimin e tij në Knesset, Netanyahu theksoi se populli izraelit është i bashkuar në qëllimin e tij për të fituar. Ai tha se do të ketë një hetim mbi dështimet e inteligjencës dhe sigurisë që lejuan militantët palestinezë të Hamasit të kryenin një sulm kaq shkatërrues më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1,300 njerëz dhe duke plagosur rreth 4,000, ndërsa rrëmbyen rreth 200 pengje.

Në një fjalim në Knesset izraelit, ai theksoi se bota duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin.

“Kjo luftë është edhe lufta juaj”, theksoi kryeministri izraelit.

Ai tha se tani shumë në mbarë botën e kuptojnë se me çfarë po përballet Izraeli.

“Ata e kuptojnë se Hamasi përfaqëson një version të ri të nazizmit”. “Ashtu si bota u bashkua për të mposhtur nazistët dhe Shtetin Islamik, ajo duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin”, tha kryeministri izraelit.

Netanyahu vlerësoi se lufta e Izraelit kundër grupeve terroriste në Rripin e Gazës është një betejë ekzistenciale kundër forcave të errësirës.

“Hamasi është pjesë e boshtit të së keqes së Iranit dhe Hezbollahut”. Ata synojnë të zhytin Lindjen e Mesme në një humnerë kaosi”, theksoi Netanyahu.

Ai paralajmëroi Iranin dhe Hezbollahun që të mos e testojnë vendin e tij me sulme në veri, raporton AP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco