Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin

Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin

14:43, 16/10/2023
A+ Aa A-

Qeveria izraelite urdhëroi të hënën evakuimin e 28 fshatrave në veri të Izraelit brenda dy kilometrave nga kufiri i vendit me Libanin.

"Zbatimi i planit u miratua nga Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant," thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

"Pak kohë më parë, Komanda Veriore informoi krerët e autoriteteve lokale mbi vendim. Plani do të zbatohet nga krerët e bashkive vendore, Ministria e Brendshme dhe Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Emergjencave (NEMA) të Ministrisë së Mbrojtjes”.

28 komunitetet e përfshira në plan janë: Ghajar, Dishon, Kfar Yuval, Margaliot, Metula, Avivim, Dovev, Ma'ayan Baruch, Bara'm, Manara, Yiftach, Malkia, Misgav Am, Yir'on, Dafna, Arab al. -Aramshe, Shlomi, Netu'a, Ya'ara, Shtula, Matat, Zari't, Shomera, Betzet, Adamit, Rosh HaNikram, Hanita dhe Kfar Giladi.

Lajmet për evakuimin vijnë në mes të një shkëmbimi zjarri në kufirin midis Izraelit dhe anëtarëve të grupit militant libanez Hezbollah.

 Të dielën, avionët izraelitë goditën objektivat ushtarake të Hezbollahut në Liban, në përgjigje të nëntë raketave të lëshuara nga Libani në territorin izraelit më herët gjatë ditës, tha IDF.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco