‘Boll me fushat me bar sintetik’, Europa përgatit ndryshimin e madh

‘Boll me fushat me bar sintetik’, Europa përgatit ndryshimin e madh

13:55, 16/10/2023
A+ Aa A-

Kontinenti i vjetër po përgatitet për t’u dhënë fund fushave me bar sintetik. Shumë stadiume rinovohen, të tjerë ndërtohen, teksa disa prej tyre janë me bar artificial.

Që është shumë i dëmshëm për futbollistët, të cilët në shumë raste kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Duke nisur nga tërheqjet muskulore, por jo vetëm.

Një tjetër problem lidhet edhe me gominat që lëshojnë kimikate të ndryshme, duke ndikuar për keq në frymëmarrjen e futbollistëve.

UEFA po mendon të mos lejojë zhvillimin e ndeshjeve në kushte të tilla, duke u thënë lamtumirë fushave me bar sintetik.

Një vendim që dëmton më shumë sipërmarrësit dhe dhe sportistët amatorë, teksa mendohet se deri në vitin 2030 nuk do të ketë më fusha me bar sintetik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco